Mickoski: Duam zgjidhje me një përfundim të qartë, anëtarësimin e RMV-së në BE

nga D V

Shkup, 15 tetor – Në margjinat e ditës së parë të të ashtuquajturit “Procesi i Berlinit” që po zhvillohet në Republikën Federale të Gjermanisë, kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski theksoi përshtypjet e takime të shumta me politikanët pjesëmarrës në aktivitet, njoftojnë nga shtypi i Qeverisë.

Ai e vlerësoi takimin me kancelarin gjerman Olaf Scholz si shumë produktiv dhe konfirmoi se Gjermania mbetet mbështetësja jonë e fortë dhe aktive.

“Mesazhi që më ka mbërritur këtu në Berlin është se Gjermania mbetet mbështetës, aleat dhe partner i fuqishëm ynë në procesin e integrimeve evropiane”, tha Mickoski për “RTVM”, i cili shtoi se të njëjtën mbështetje e kanë riafirmuar edhe liderët e tjerë të qeverive dhe liderët politikë pjesëmarrës në proces.

Mickoski nga Berlini tregoi se para të pranishmëve i ka prezantuar edhe prioritetet e qeverisë.

Në fushën e energjetikës, Mickoski theksoi se qëllimi është që vendi të bëhet plotësisht i pavarur energjetikisht.

Në sferën e proceseve integruese evropiane, Mickoski theksoi qëndrimin e qeverisë se ne kemi shumë, si popull, ashtu edhe si shtet, të dhëna në dekadat e fundit dhe se meritojmë një shans për të nisur proceset pa kushte se ne meritojmë të hapim kapitujt dhe të tregojmë kapacitetet tona se sa shpejt do t’i mbyllim.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More