Mickoski: Ekonomia vendore shënon përparim të rëndësishëm

nga D. V.

Shkup, 3 qershor – Kryeministri Hristijan Mickoski deklaroi se ekonomia vendore shënon përparim të rëndësishëm. Mickoski theksoi se të dhënat e Entit Shtetëror të Statistikës dhe Eurostat-it, tregojnë rritje të Prodhimit Bruto Vendor në tremujorin e parë të vitit 2025 në masën 3,2%, me çka sipas Mickoskit Maqedonia e Veriut renditet në vendin e katërt në BE sa i përket rritjes ekonomike.

“Nëse duam që në vitin 2030 të jemi edhe më lart në shkallën ekonomike evropiane, duhet të ruajmë mesatare që do të jetë më e madhe se katër për qind. Natyrisht, kjo nuk varet vetëm nga parametrat tanë të brendshëm, kjo varet shumë edhe nga faktorët e jashtëm. Duke pasur parasysh që mesatarja në kuadër të Bashkimit Evropian është 1,4 për qind, atëherë mund të themi se ne jemi dy e gjysmë herë mbi atë mesatare, ndërsa në eurozonë është 1,2 për qind”, deklaroi Hristijan Mickoskit – kryeministër.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More