Mickoski: Fatura elektronike po futet në përdorim – një fund për kompanitë dhe individët fantazmë

nga D. V.

Shkup, 27 qershor –  Kryeministri Hristijan Mickoski sot mori pjesë në prezantimin e faturës elektronike, e cila sipas tij do të paraqes një fund për kompanitë dhe individët fantazmë që kanë keqpërdorur miliona euro para publike.

“Sot mora pjesë në një takim pune ku u prezantua instrumenti i faturës elektronike në ambientet e Zyrës së të Ardhurave Publike. Sistemi i faturës elektronike po futet në përdorim – një fund për kompanitë dhe individët fantazmë që kanë thithur qindra miliona euro para publike nga Buxheti. Falënderoj DAP-in, drejtoreshën, ekipin e saj, Ministren e Financave që më në fund pas më shumë se 10 vitesh, filloi dhe zbatimi do të fillojë më 1 korrik”, ka shkruar Mickoski në FB.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More