Mickoski: Filipçe po i vazhdon politikat e Zaevit

nga Xh M

Shkup, 5 tetor – Kryetari i partisë në pushtet, VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski, tha se kundërshtari politik nga LSDM, këtë fushatë e filloi me fushatë negative.

“Unë nuk dëgjova deri më tani nga kryetari i LSDM-së asnjë projekt asnjë vizion strategjik që do të thotë e ardhme. Ai vetëm flet në fjalimet e tij se kjo kryesi e LSDM-së është vazhdimësi e kryesisë së LSDM-së e cila për shtatë vite e shkatërroi dhe e shiti Maqedoninë. A ka konfirmim më të madh e kjo dhe inspirim më të madh për qytetarët në Maqedoni të dalin më 19 tetor dhe të votojnë mu kundër atyre politikave të cilat në të kaluarën në mënyrë të ashpër i mposhtën në zgjehdjet presidenciale dhe parlamentare”, tha Mickoski.

Mickoski theksoi se Filipçe është vazhdimësi e politikave të Zoran Zaevit të cilat sipas tij, e varfëruan popullin ndërsa gjysmë milioni qytetarë i lanë me 150 denarë në ditë.

Kryeministri Mickoski tha se në zgjedhjet lokale pret fitore masovike për partinë VMRO-DPMNE-në.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More