Mickoski: Janë paguar mbi 8 miliardë denarë subvencione për bujqit

nga D. V.

Shkup, 19 qershor – Raporti i Entit Shtetëror të Statistikës për bujqësi vëren inpute dhe prodhime më të mëdha, gjë që është pozitive për fermerët të cilëve u janë paguar mbi tetë miliardë denarë subvencione, vlerësoi sot kryeministri Hristijan Mickoski.

“Absolutisht është e saktë, dhe këtë e tregon raporti i ri i Entit Shtetëror për Statistikë. Kemi rritje dyshifrore të outputit, respektivisht rritje të çmimeve ndaj blerësve, që zakonisht shkojnë për eksport, dhe do të thoja një rritje të papërfillshme prej 1.2 – 2 për qind të inputit në shpenzime, në anën e kostove të bujqve. Dhe kjo tashmë ndodh për disa muaj dhe është një gjë shumë e mirë. Është një tregues i shkëlqyer – kjo do të thotë më shumë para për investime dhe më shumë para për bujqit,” informoi kryeministri.

Sa i përket mbështetjes që kjo Qeveri jep për bujqit, kryeministri theksoi se vitin e kaluar janë dhënë mbi 8.6 miliardë denarë, para për pagesën e subvencioneve të prapambetura nga viti 2021.

“Që nga viti 2021 kemi paguar – për vitet 2021, 2022, 2023 dhe 2024, mendoj se kjo është përmbyllur. Tani duhet të mendohet për vitin aktual. Pra, që nga viti 2021 po paguhen subvencione të prapambetura në shumën prej afërsisht 8.6 miliardë denarë,” shpjegoi Mickoski.

Paralajmëroi se në seancën e sotme Qeveria do ta shqyrtojë ribalancin e buxhetit dhe theksoi se me ribalancin do të ketë më shumë para për komunat, paga dhe pensione më të larta, si dhe për shëndetësinë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More