Mickoski ndezi qirinj tek varret e viktimave të zjarrit në Koçan, prindit e përshëndetën si gjest njerëzor

nga Redaksia

Koçan, 20 gusht – Kryeministri Hristijan Mickoski sot ka vizituar varrezat në Koçan, ku në shenjë respekti ka ndezur qirinj tek varrezat e viktimave të zjarrit në diskotekën Puls.
Prindët e fëmijëve të ndjerë kanë vlerësuar pozitivisht këtë gjest të kryeministrit Mickoski.

“Kuptova që sot Kryeministri ishte në varrezat në Koçan dhe ndezi një qiri mbi varret e engjëjve tanë. Një akt i qetë dhe dinjitoz.
Për ne prindërit, të gjithë; kushdo që do të qëndrojë me respekt para dhimbjes që mbajmë është para së gjithash një qenie njerëzore. Sot e përjetova Kryeministrin si një qenie njerëzore.
Ju lutem, mos e keqpërdorni këtë dhimbje për politikë dhe për çështje ditore. Dhimbja është e jona, dhe gjesti ishte njerëzor. Kaq mjafton”, ka shkruar Todor Antov, në emër të prindërve të viktimave të kësaj tragjedie.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More