“Shpifjet” dhe lajmet e rreme – Sejdiu paralajmëron padi të re

nga D. V.

Shkup, 20 gusht – Kryetari i Komunës së Zhelinës, Blerim Sejdiu, ka paralajmëruar një padi të re penale për shpifje ndaj portaleve të cilat, sipas tij, merren me të pavërteta, rapoton gjurme.info

Në një shkrim publik, Sejdiu ka thënë se sot do të dorëzojë një padi të re penale për shpifje, për lajme që, sipas tij, kanë për qëllim prishjen e imazhit të tij në kohë zgjedhjesh.

Ai shton se gjithmonë, e vërteta është më e fortë se shpifja.

Reagimi i plotë:

Nuk deshta të merrem, por jam betuar se do ta luftoj çdo të pavërtetë, për hirë të qytetarëve të mi.Para një jave ngrita padi për shpifje ndaj një portali, i cili temat e ditës i shndërron në “shërbime me porosi”, duke trilluar sikur Komuna e Zhelinës ka shitur tokë shtetërore, edhe atë: “për interesa personale”.Sot (20.08.2025) po e bëj hapin e radhës, padi tjetër për shpifje. Kësaj radhe kinse Komunës së Zhelinës i është ndërprerë rryma elektrike. Një trillim i pastër, i fabrikuar qëllimisht për të dëmtuar imazhin tim, për një defekt me rrymën elektrike të një zyre – atë të Librave Amë në Zhelinë – e cila nuk është as kompetencë e komunës sonë.Gazetaria e vërtetë është e shenjtë, por ç’është kjo që po praktikohet? Kjo nuk është gazetari, por shpifje me pagesë. Tentativë për të njollosur punën time dhe për të mashtruar qytetarët me lajme të rreme.
E vërteta është më e fortë se çdo shpifje. Ndaj, çdo herë që dikush guxon të sajojë, të trillojë apo të më ngarkojë me diçka që nuk më takon, do të përballet me drejtësinë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More