Mickoski: Në kohë sa më të shpejtë hidrostemi Gjavato do të jetë tërësisht operativ dhe funksional

nga D. V.

Shkup, 22 gusht – Po veprojmë drejt sanimit sistematik të hidrosistemit Gjavato dhe ai për kohë të shkurtë do të jetë tërësisht operativ dhe funksional, paralajmëroi kryeministri Hristijan Mickoski pas inspektimit të sotëm në aktivitetet ndërtimore për sanimin e hidrosistemit.

“Inspektuam hidrosistemin Gjavato që personalisht të bindemi dhe shohim çka ka ndodhur më shumë se dy dekada, prej së është bërë ky hidrosistem, që të bëjmë një diagnostikë, pas çka pastaj do të veprojmë. Janë detektuar vende ku kanë plasur tuba, të cilat duhet ta dërgojnë ujin deri te baseni, prej ku me pompa tjera uji do të dërgohet në Liqenin e Dojranit”, deklaroi Mickoski dhe shtoi se tre katër vite hidrosistemi ka funksionuar me tubacion të prishur.

Porositi se në kohë të shpejtë do të riparohen këto defekte, falë një kompanie të përgjegjshme shoqërore dhe shtoi se pret që kjo të ndodh në disa ditët e ardhshme, me çka do të rritet kapaciteti i ujit, i cili vjen deri te rezervoari, prej ku me pompa tjera do të riorientohet drejt liqenit.

Në këtë moment, saktësoi, punojnë në dy pompa pusi, me kapacitet prej nga 100 litra në sekondë, prej gjithsej dhjetë me kapacitet të përgjithshëm prej 1.000 litrave në sekondë.

“Në periudhën që vijon, planifikojmë të aftësojmë të paktën katër pompa, e pastaj edhe dy shtesë me çka konsiderojmë se do t’i plotësojmë nevojat që në kohë sa më të shpejtë Liqeni i Dojranit ta marrë pamjen që e meriton, për ta shfrytëzuar të gjithë qytetarët”, potencoi Mickoski.

Nga hidrosistemi, siç tha, dobi do të kenë edhe bujqit të cilët do të mund t’i ujisin të mbjellat e tyre, si dhe qyteti Bogdanci, i cili në periudhën e verës furnizohet me ujë nga ky hidrosistem.

Paralajmëroi se do të riparohen edhe pompat shtytëse, të cilat e shtyjnë ujin drejt Liqenit të Dojranit.

“Në seancën e ardhshme të Qeverisë, do të marrim vendim që Fabrika për pajisje dhe pjesë në kuadër të KME Manastir, dy nga pompat shtytëse t’i çmontojë, t’i riparojë dhe përsëri t’i kthejë dhe montojë. Mora informatë nga inxhinierët se për dhjetë ditë mund t’i çmontojnë, riparojnë dhe përsëri t’i montojnë. Në këtë tokë, e cila është pronë shtetërore, në një kohë të caktuar të instalohen panele solare, pasi faturat për energji elektrike janë 2,5 milinë euro në vit. Me instalimin e paneleve solare, me fuqi të instaluar prej rreth dy megavatë dhe sisteme të baterive prej katër megavatë orë, faturat në mënyrë drastike do të ulen, ndërsa mjetet që do të kursehen, do të shfrytëzohen për mirëmbajtjen e tubacioneve dhe hidrosistemit Gjavato”, tha Mickoski.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More