Mickoski në Kongresin e Partisë popullore evropiane në Valencia

nga D. V.

Shkup, 29 prill – Kryeministri dhe kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, me një delegacion partiak të përbërë nga nënkryetarët Aleksandar Nikolloski dhe Timço Mucunski, sekretari ndërkombëtar Stefan Andonovski, si dhe përfaqësuese të Unionit të Grave të udhëhequra nga kryetarja Zhaklina Peshevska dhe përfaqësues të Unionit të Forcave të Reja, sot dhe nesër do të marrin pjesë në Kongresin dyditor të Partisë Popullore Evropiane (PPE) në Valencia të Spanjës.

Në kongresin, informojnë sot nga VMRO-DPMNE, Mickoski do të mbajë fjalim në seancën e parë plenare.

Është parashikuar që MIckoki të mbajë edhe disa takime dypalëshe, përfshirë me kryeministrin austriak dhe kryetarin e partisë simotër OVP, Kristian Stoker, si dhe me kryetarin e Partisë Progresive serbe dhe ish-kryeministrin e Serbisë, Millos Vuçeviq, me kryetarin e Partisë Demokratike të Shqipërisë dhe ish-kryeministrin dhe presidentin e Shqipërisë, Sali Berishën, dhe liderë të tjerë evropianë.

Gjithashtu, kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, do të marrë pjesë edhe në darkën e organizuar për liderët e Partisë Popullore Evropiane.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More