Mickoski: Në njërën anë është koalicioni i parave, në anën tjetër jemi ne!

nga D. V.

Resnjë, 1 tetor – Në këto zgjedhje vendos populli dhe askush tjetër. Maqedonisë i duhet një koalicion për punë dhe të ardhme, tha kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, në tubimin e mbrëmshëm në Resnjë.

Sipas liderit të VMRO-DPMNE-së dhe kryeministrit Mickoski, Maqedonia është e lodhur nga aleancat që janë në kurriz të popullit që vuan.

“Në këto zgjedhje vendos populli dhe askush tjetër, Maqedonia është e lodhur nga të njëjtët politikanë që kërcënojnë të ardhmen e saj, është e lodhur nga aleancat në kurriz të popullit që vuan, është e lodhur nga intrigat e Venkos, Aliut dhe Dimçes. Është një koalicion për para. Maqedonisë i duhet një koalicion për punë dhe të ardhme dhe kjo është e qartë, është e qartë si dita. Në këto zgjedhje, nga njëra anë është koalicioni i LSDM-së, BDI-së dhe Të Majtës, koalicioni i Venkos, Aliut dhe Dimçes, një koalicion për para dhe nga ana tjetër është koalicioni fitimtar i VMRO-DPMNE-së, një koalicion i punës, prosperitetit, së ardhmes”, theksoi Mickoski.

Në tubimin në Resnjë, kryeministri kujtoi, madje atë që është realizuar dhe premtuar në 15 muajt e fundit, nga të cilat, siç tha ai, kanë përfituar punonjësit e arsimit, studentët, punonjësit shëndetësor, fermerët, investime prej 500 milionë euro për komunat e vendit, pagat e paguara dhe ndihma të tjera.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More