Mickoski: Në segmentin nga Klimeshtani deri në Ohër janë përfshirë 1.100-1.200 punëtorë, mbi 400 kamionë dhe më shumë se 100 eskavatorë

nga Redaksia

Shkup, 20 korrik – Kryeministri Hristijan Mickoski përmes një video postimi në profilin e tij në Fejsbuk informon se në segmentin nga Klimeshtani deri në Ohër po punohet intensivisht. Janë përfshirë rreth 1.100-1.200 punëtorë me mbi 400 kamionë dhe më shumë se 100 eskavatorë.

Siç thekson Mickoski, aktivitetet po kryhen përgjatë gjithë trasesë së autostradës, 20 kilometrat e para të së cilës u lëshuan javën e kaluar.

“Në këto tetë muaj, mbi 400 kamionë kanë punuar në segmentin nga Klimeshtani deri në Ohër, mbi 100 eskavatorë të llojeve të ndryshme janë përfshirë gjithashtu në punë, ka edhe makineri të specializuara, veçanërisht për nënkalime. Sa i përket numrit të punëtorëve të angazhuar, diku rreth 1.100 -1.200 punëtorë po punojnë përgjatë gjithë trasesë së autostradës.

Koha e Maqedonisë po vjen, po ndërtojmë themelet e ndryshimit, thekson kryeministri.

Të njejtin postim në FB e ndau edhe zëvendëskryeministri dhe ministër i Transportit Aleksandar Nikolloski.

Sipas njoftimeve segmenti nga Klimeshtani deri në Ohër pritet të lëshohet për qarkullim në fund të verës.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More