Mickoski: Pa marrë garancë konkrete nga BE nuk do të ketë ndryshime kushtetuese

nga D. V.

Shkup, 17 tetor – Kryeministri Hristijan Mickoski deklaroi se askush nuk duhet të pret se kjo qeveri do të bëjë ndryshimet kushtetuese pa kushte.
Ai tha se bisedimet me kryetaren e KE-së, Ursula Von der Leyen, e cila këto ditë ishte për vizitë në vend, kanë qenë miqësore.

Mickoski në “Samo Intervju” theksoi se “askush nuk jeton me iluzione” dhe e shumë mirë e di se përfshirja e bullgarëve në preambulë është kusht për hapjen e negociatave, por siç tha, “deri sa jam unë kryeministër ndryshimet kushtetuese nuk do të bëhen përmbushjen e obligimeve nga fqinji lindor dhe garanca konkrete nga BE”.

“Askush nuk ka të drejtë, as nuk është e drejtë të presim që kjo qeveri do ta bëjë këtë pa kushte, as qeveria nuk ka ndërmend ta bëjë këtë ndërsa unë jam Kryeministër. Kjo duhet të jetë e qartë, e kam thënë shumë herë, ne kërkojmë respekt të vazhdueshëm për të drejtën ndërkombëtare, dhe fqinji ynë lindor gjithashtu ka detyrime.

Ne duam edhe garanci. Dhe nëse BE-ja vërtet dëshiron ta shohë Maqedoninë në shoqërinë e saj, të paktën pak nga ajo që bën për disa vende të tjera, do ta bëjë edhe për ne. Dhe ky është një qëndrim i qartë”, tha Mickoski.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More