Mickoski për deklasifikimin e materialeve të përgjuara: Ka procedurë në Prokurori, në duart e tyre është lënda

nga D. V.

Shkup, 11 shtator – Kryeministri Hristijan Mickoski lidhur me kërkesën për deklasifikim të materialeve të përgjuara për pretendimet për përgjimin e tij joligjor si lider opozitar, sot deklaroi se Prokuroria ka procedurë.

“Ka procedurë Prokuroria, në duart e tyre është, ashtu që në atë temë më nuk kam çka të flas, megjithatë këto janë tema ku kam qenë pjesëmarrës indirekt dhe nuk kam çka të them”, tha Mickoski, në pyetjen e gazetarëve gjatë vizitës në SPQ “8 Shtatori”, ku në vijim është rikonstruimi i shtatë sallave për operacione, blloku për patologji, biokimi dhe pajisim të plotë të spitalit me standarde më bashkëkohore.

I pyetur për ankesat e opozitës se dje nuk u është lejuar mbikëqyrje në dokumentacionin në Agjencinë për siguri kombëtare, tha se “nuk do të donte të komentojë punë të tilla të klasifikuara”.

Komisioni për mbikëqyrje të Agjencisë për siguri kombëtare dhe Agjencisë për zbulim dje në seancë kanë vendosur që anëtarët e këtij Komisioni, të cilët kanë çertifikatë të sigurisë, ta vizitojnë ASK-në dhe t’i shqyrtojnë dokumentet të cilat do t’u dorëzohen, ndërsa është marrë vendim edhe sot ta vizitojnë Agjencinë për zbulim.

Seanca e Komisionit u konvokua pasi në opinion doli informacioni se ASK-ja në periudhën prej vitit 2019 deri në vitin 2024 ka përgjuar kryeministrin Hristijan Mickoski, atëherë liderin e opozitës, si dhe gazetarë dhe biznesmenë. 

Nga Prokuroria themelore publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit më 2 shtator informuan se me udhëzim të prokurorit publik shtetëror, Ljupço Kocevski, ka formuar lëndë, në të cilën po ndërmerren veprime për të verifikuar pretendimet për ndjekje të kryeministrit Hristijan Mickoski.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More