Shkup, 16 shtator – Kryeministri Hristijan Mickoski ka komentuar mosshfaqjen e flamurit të Maqedonisë së Veriut gjatë vizitës së presidentes Gordana Siljanovska-Davkova në Sofje, gjatë takimit me kolegun e tij bullgar Rumen Radev.
Mickoski tha se me këtë Bullgaria tregoi synimet e saj të vërteta.
Ndryshe, dje gjatë një takimi të presidentes Gordana Siljanovska-Davkova me homologun bullgar Rumen Radev, nuk u vendos flamuri i RMV-së, gjë që shkaktoi reagim tek maqedonasit.