Mickoski thotë se ka shumicë prej dy të tretave: Së shpejti bëhet qeveria e re

nga D V

Shkup, 6 qershor – Mandatari për përbërjen e qeverisë së re, Hristijan Mickoski, siguron se në Kuvend ka mbështetjen e mbi 80 deputetëve. Pas marrjes së mandatit, ai tha se mund të votojnë qeverinë që nesër, por për rikompozimin e ministrive, si dhe për ndryshimet e paralajmëruara me sistemin gjyqësor-prokuror, duhet shumica prej 2/3.

“Pres që qeveria e re të zgjidhet para afatit. Teorikisht, ne mund të votojmë ende nesër për qeverinë. Por në përputhje me planet për rikompozimin e qeverisë të pranuara nga partnerët tanë të koalicionit, na duhet një shumicë prej 2/3”.

“Krahas kësaj na duhen 80 deputetë për detyrën kyçe, luftën kundër krimit dhe korrupsionit dhe këtë do ta bëjmë duke shpërbërë Këshillin Gjyqësor dhe Këshillin e Prokurorëve Publikë. Ju siguroj se kemi mbi 80 deputetë, tha Mickoski.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More