Mickoski: VMRO nuk do e mbështesë interpelancën ndaj Gashit, është më i mirë se Talat Xhaferi

nga I Z


Shkup, 21 gusht
– VMRO-DPMNE nuk do të mbështesë interpelancën e kryetarit të Kuvendit Afrim Gashi, ka konfirmuar sot nga Negotina lideri i partisë dhe kryeministri, Hristijan Mickoski.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve pas vënies së gurthemelit për ndërtimin e tregut të qytetit në Negotinë, ai tha se partia nuk sheh arsye për të interpeluar kryeparlamentarin Gashi.

“Mënyra se si sillet si kryetar në Kuvend, si i udhëheq seancat dhe gjithçka që ndodh atje paraqet sjellje seriozisht të ndryshme nga ajo që ka bërë paraardhësi i tij”, tha Mickoski.

Sipas tij, koalicioni LSDM-BDI-Levica ka motivet e veta për paraqitjen e një interpelance të tillë.
“Unë supozoj se për këtë koalicion politikanët e rangut të Artan Grubit, Talat Xhaferit, Bujar Osmanit dhe Ali Ahmetit janë më të mirë se situata aktuale, por nuk mendoj kështu dhe prandaj nuk do ta mbështesim këtë interpelance”, ka thënë Mickoski.

Grupi parlamentar i Levicës në fillim të këtij muaji ka dorëzuar në Kuvend një interpelancë për punën e kryetarit të Kuvendit Afrim Gashi. Interpelanca është futur në rendin e ditës të seancës së 13-të plenare të planifikuar për më 3 shtator.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More