Millanov: Deri më tani janë asgjësuar rreth 300 tonë ushqim i pasigurt

nga D. V.

Shkup, 17 prill – Drejtori i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, Oliver Milanov dje në TV21 bëri të ditur se deri më tani janë asgjësuar rreth 300 tonë ushqim i pasigurt.

Sipas tij, kontrollet janë forcuar dhe shumica e ushqimeve të pasigurta janë tërhequr nga tregu para se të arrijnë te konsumatorët.

“Rreth 300 tonë ushqime të pasigurta u zbuluan për shkak të mospërputhjes në të njëjtin ushqim. Bëhet fjalë për ëmbëlsirat, produktet e qumështit, mishin e kuruar, ushqimet e përpunuara, ujërat natyrale minerale, mjaltin, frutat, perimet”, tha drejtori i Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari.

Ai tha se edhe pse AUV është përgjegjëse për zbatimin e kontrolleve të sigurisë së ushqimit, përgjegjësinë përfundimtare për ushqimin e pasigurt e kanë operatorët.

“Ne si Agjenci kemi obligim që të bëjmë kontrolle të rregullta dhe të garantojmë sigurinë e ushqimeve të vendosura në treg, por operatorët, si subjekte që ofrojnë ushqimin, mbajnë përgjegjësi të plotë për atë që ofrojnë për konsumatorët”, tha Oliver Millanov.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More