Ministrat e Administratës Publike të Maqedonisë dhe Malit të Zi, Minçev dhe Dukaj, nënshkruan Memorandum për bashkëpunim

nga D. V.

Shkup, 18 qershor  – Ministri i Administratës Publike të Republikës së Maqedonis, Goran Minçev, sot në Podgoricë ka nënshkruar Memorandum për bashkëpunim me homologun e tij malazez, ministrin e Administratës Publike të Malit të Zi, Marash Dukaj.

Përmes këtij memorandumi, kumtuan nga Ministria e Administratës Publike, të dy vendet formalizojnë bashkëpunimin e ndërsjellë në fusha kyçe si digjitalizimi i shërbimeve publike, menaxhimi me burime njerëzore, qeverisja e mirë, transparencë dhe profesionalizim i administratës publike.

“Ky dokument nuk është vetëm një formalitet – është një udhërrëfyes për një të ardhme të përbashkët, për forcimin e kapaciteteve institucionale dhe për një kapitull të ri në marrëdhëniet dypalëshe midis Republikës së Maqedonisë dhe Malit të Zi”, deklaroi ministri Minçev.

Memorandumi parashikon shkëmbimin e përvojave, ekspertizës dhe praktikave më të mira, si dhe zbatimin e përbashkët të projekteve të mbështetura nga Bashkimi Evropian dhe partnerët ndërkombëtarë.

Qëllimi është të kontribuohet në institucione më efikase, transparente dhe të orientuara drejt qytetarëve.

“Reforma e administratës publike nuk është vetëm një detyrim i brendshëm, por edhe një sinjal i jashtëm – se institucionet tona janë të gatshme për standardet evropiane, për qeverisje moderne dhe partneritete të vërteta në rajon”, theksoi Minçev.

Ai shprehu mirënjohje deri te nikoqirët malazezë për partneritetin e tyre dhe për vizionin e përbashkët të një administrate moderne, të orientuar drejt rezultateve, që do të jetë në shërbim të qytetarëve.

“Nga Podgorica, dërgojmë një mesazh të përbashkët: administrata publike duhet të jetë një nxitës i integrimit, jo pengesë e tij. Profesionalizmi, transparenca dhe efikasiteti – nuk janë luks, por parakusht për stabilitet, zhvillim ekonomik dhe anëtarësim në BE”, theksohet në kumtesën duke shtuar se ky bashkëpunim përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt forcimit të lidhjeve rajonale dhe një qasje të përbashkët ndaj të ardhmes evropiane.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More