Ministrat Perinski dhe Lutkov do të informojnë për arritjet e rezultateve gjatë vitit të kaluar

nga D. V.

Shkup, 4 korrik – Ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Zllatko Perinski dhe ministri i Kulturës dhe Turizmit, Zoran Lutkov në konferenca të ndara për mediat sot do të informojnë për rezultatet në resorët e tyre në 12 muajt e fundit me rastin e njëvjetorit nga formimi i Qeverisë.

“Nën sloganin ‘Ndërtojmë themelet e ndryshimit. Për kohën tënde që vjen’, ministri Perinski do t’i prezantojë aktivitetet dhe projektet të cilat ministria i ka marrë përsipër dhe realizuar gjatë këtij viti”, njofton Ministria e Vetëqeverisjes Lokale.

Ministria e Kulturës dhe Turizmit në njoftimin në konferencën për media të Lutkovit thekson se do të prezantohen rezultatet dhe arritjet e vitit të kaluar.

Konferencat për mediat do të mbahen në Median qendrën e qeverisë – nga ora 10 është llogaridhënia për punën e Perinskit, ndërsa nga ora 12 e ministrit Lutkov.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More