Ministri Durmishi të martën merr pjesë në konferencën e ministrave të ekonomisë në kuadër të Procesit të Berlinit

nga Xh M

Shkup, 22 shtator – Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, të martën (24.09.2024), do të marrë pjesë në konferencën e ministrave të ekonomisë në kuadër të Procesit të Berlinit, që po mbahet në Berlin të Republikës Federale të Gjermanisë.

Ministri Durmishi dhe kolegët e tij ministra të ekonomisë nga vendet e Ballkanit Perëndimor në Forumin e Biznesit do të diskutojnë mbi temën “10 vitet e procesit të Berlinit – Ballkani Perëndimor si zonë ekonomike në rrugën e BE-së”.

Në konferencën e ministrave, përveç ministrit Durmishi, do të marrin pjesë edhe ministrat e ekonomisë së Shqipërisë, Serbisë, Kosovës, Malit të Zi, Bosnjë-Hercegovinës.

Procesi i Berlinit u krijua në vitin 2014 si një platformë për bashkëpunim të nivelit të lartë ndërmjet zyrtarëve të lartë të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe homologëve të tyre në vendet pritëse të Procesit të Berlinit.

Procesi përfshinë gjithashtu institucionet e BE-së, institucionet financiare ndërkombëtare dhe shoqërinë civile në rajon, Zyrën Rajonale për Bashkëpunim Rinor RYCO dhe bizneset.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More