Ministri Limani zhvilloi takim me ambasadorin e Shtetit të Katarit, Al-Hajarin

nga Xh M

Shkup, 22 maj – Ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve, Fatmir Limani, ka takuar sot ushtruesin e detyrës ambasador të Shtetit të Katarit në Republikën e Maqedonisë së Veriut, SH.T. Rashid Bin Said Al-Hajarin.

Siç informojnë nga Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve, në takim, i cili ishte takimi i parë protokollar, të dyja palët shprehën kënaqësinë dhe besimin se bashkëpunimi mes dy vendeve do të vazhdojë me përpjekje të përbashkëta për të rritur intensitetin e tij.

Bashkëbiseduesit folën për shkëmbimin e përvojave pozitive në fushat nën kompetenca të Ministrisë së Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve, me theks në avancimin e mbrojtjes sociale, politikave për familjet dhe të rinjtë.

Theksi u vu edhe në avancimin e cilësisë së jetës së personave me aftësi të kufizuara, veçanërisht duke mundësuar përfshirjen digjitale për këta persona. Shteti i Katarit është një frymëzim për përparimin e madh në këtë fushë dhe sheikja Moza ka merita të veçanta, nëna e emirit aktual të Katarit.

Ambasadori i Katarit i bëri ftesë ministrit Limani për të vizituar vendin e tij, me qëllim fuqizimin e bashkëpunimit dypalësh në fushat nën kompetencën e tij.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More