Ministri Mexhiti e filloi aksionin e mbjelljes së pemëve në Komunën Likovës

nga D V

Shkup, 5 dhjetor – Në Komunën e Likovës në afërsi të Stacionit të filtrimit sot nënkryetari i parë i Qeverisë dhe mininistër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikim Hapësinor Izet Mexhiti, do ta fillojë aksionin e mbjelljes së pemëve, si pjesë e projektit për pyllëzimin e tokës së degraduar të terrene ekstrem të pavolitshme, me sipërfaqe të përgjithshme prej rreth 400 hektarë në gjithë shtetin.

Qëllimi i aksionit është ripërtëritja e fondit pyjor, mbrojtja e tokës nga erozioni në afërsi të një objekti të rëndësishëm strategjik kapital, siç është Liqeni i Likovës, përmes të cilit sigurohet furnzimi me ujë i kësaj komune.

Aktiviteti realizohet në kuadër të projektit që mbështetet financiarisht nga Fondi ekologjik global GEF 6, me një vlerë të përgjithshme prej 500 mijë dollarëve dhe zbatohet nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor me mbështetje nga Programi i Kombeve të Bashkuara për mjedis jetësor (UNEP).

Mbjellja e 800.000 fidanëve gjatë 24 muajve të ardhshëm, siç njofton Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, do të bëhet së bashku me Ndërmarrjen Publike “Pyjet Kombëtare” në gjithsej pesë lokacione në Maqedoninë e Veriut: në afërsi të liqenit të Likovës, fshati Straçincë, Shën Nikollë, Demir Kapi dhe Gjevgjeli.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More