Ministri Misajllovski për vizitë në Batalionin e Parë të Këmbësorisë

nga D V

Shkup, 19 shtator – Ministri i Mbrojtjes Vllado Misajllovski i shoqëruar nga zëvendësshefi i Shtatmadhorisë, gjeneralmajori Azim Nuredini, nga komandanti i Komandës Operative, gjeneral brigade Besnik Emini dhe komandanti i Brigadës I të Këmbësorisë, gjeneral brigade Dejan Çiplakovski,  sot i ka vizituar pjesëtarët në kazermën “Çede Filipovski – Dame” në Kërçovë, ku ndodhet batalioni i parë i këmbësorisë.

Gjatë vizitës, njoftuan nga MM-ja, ministri Misajllovski nga ana e komandantiti Batalionit të Parë të Këmbësorisë, nënkoloneli Zoranço Ristovski është njoftuar për misionin, detyrat dhe përgjegjësitë e njësitit, si dhe për përfshirjen e pjesëtarëve të këtij batalioni në misione paqeruajtëse, stërvitje dhe mbështetje të institucioneve të tjera.

Siç thuhet në kumtesë, ministri Misajllovski para të pranishmëve theksoi se në periudhën e ardhshme vëmendje më e madhe do t’i kushtohet pajisjes së kapaciteteve për nevojat e Batalionit të Parë të Këmbësorisë.

Në kuadër të vizitës së sotme nga ana e pjesëtarëve është  prezantuar një pjesë e pajisjeve të batalionit të parë të këmbësorisë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More