Ministri Mucunski në takim me spikerin dhe deputetë nga Parlamenti i Uellsit të Ri Jugor

nga D V

Shkup, 10 shkurt – Në suaza të vizitës së punës në Australi, ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, realizoi takim me spikerin e Parlamentit të Uellsit të Ri Jugor, Greg Pajper, zëvendës-spikeren Sonia Horneri dhe deputetin Nejtan Hagarti.

Në takim, siç kumtoi Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, u bisedua për marrëdhëniet e shkëlqyeshme bilaterale mes dy vendeve, mundësitë për thellimin e tyre, si dhe rëndësinë e demorkacisë parlamentare dhe bashkëpunimit institucional.

Ministri Mucunski e përshëndeti nismën që mundëson gjuha maqedonase të jetë pjesë e sistemit arsimor dhe shprehi mbëhstetje për avancimin e saj të mëtutjeshëm.

“Theks i veçantë u vendos edhe në rolin e rëndësishëm të diasporës maqedonase si lidhje kyçe mes dy vendeve mike. Të dyja palët u dakorduan se komuniteti maqeodnas në Australi ka kontribut të rëndësishëm në jetën shoqërore dhe kulturore, ndërsa përkushtimi i saj në ruajtjen e identitetit nacional paraqet shembull për integrimin e suksesshëm dhe respektin e ndërsjelltë”, ceket në kumtesë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More