Ministri Mucunski pranoi kopjet e letrave kredenciale të ambasadorit të sapoemëruar të Italisë, Paolo Palmintieri

nga D V

Shkup, 13 janar – Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, sot pranoi kopjet e letrave kredenciale të ambasadorit të sapoemëruar të Republikës së Italisë në vend, Paolo Palmintieri.

Gjatë takimit, ministri Mucunski i dëshiroi mision të suksesshëm ambasadorit të ri italian, duke shprehur bindje se përvojat e tij diplomatike dhe angazhimi personal do të kontribuojnë dukshëm drejt thellimit të marrëdhënieve dhe afrimit të të dy vendeve. Ai e falënderoi për përkushtimin e Italisë dhe rolin e saj proaktiv në përshpejtimin e procesit të integrimit evropian të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Bashkëbiseduesit, shprehën kënaqësi të përbashkët edhe nga zhvillimi i deritanishëm i marrëdhënieve dypalëshe, duke i theksuar përpekjet e ndërsjella për përforcim të mëtejshëm të lidhjeve miqësore. Megjithatë, ishte theksuar nevoja e shfrytëzimit të potencialit për intensifikim të bashkëpunimit, veçanërisht në sektorin ekonomik dhe fusha tjera nga interesi i ndërsjellë, qëndron në kumtesën e MPJ.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More