Ministri Mucunski takon kryetarin e Lidhjes së Odave Ekonomike, Goran Gjorgjievski

nga Xh M

Shkup, 13 janar – Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski sot pati takim pune me udhëheqësinë e Lidhjes së Odave Ekonomike, i kryesuar nga kryetari Goran Gjorgjievski.

Në takim, siç informoi Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, u bisedua për intensifikimin e bashkëpunimit përmes organizimit të vizitave tregtare tematike në tregje me prioritet, sigurimin e mbështetjes logjistike gjatë vizitave të rëndësishme afariste në shtet, si dhe për promovimin e kapaciteteve të eksportit të kompanive vendore para korit diplomatik.

“Theks i veçantë u vu në përmirësimin e komunikimit dhe bashkëpunimit midis kompanive vendase dhe përfaqësive diplomatike dhe konsullore jashtë vendit. Fokusi i aktiviteteve institucionale është i drejtuar drejt mbështetjes sistematike për kompanitë me potencial eksporti, me qëllim stimulimin e vlerës së shtuar në ekonomi dhe krijimin e kushteve për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik”, thuhet në kumtesë.

Takimi i Mucunskit me Gjorgjievskin është në kuadër të serisë së takimeve të punës të drejtuara drejt avancimit të diplomacisë ekonomike dhe mbështetjes së eksportit.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More