Ministri Murtezani realizoi takime bilaterale në margjinat e Forumit të EUSAIR-it në Greqi

nga D. V.

Shkup, 7 maj – Në margjinat e Forumit të strategjisë së BE-së për Rajonin Adriatiko-jonian (EUSAIR) në të cilin nga sot Maqedonia e Veriut fillon kryesimin me Strategjinë dhe iniciativën Adriatiko-joniane, ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani realizoi takime bilaterale me ministrin për kohezion dhe zhvillim rajonal të Sllovenisë, Aleksander Jevshek dhe me Zhill Kitell, udhëheqës i njësisë për Instrumentin e ndihmës aderuese dhe zgjerim, pranë Drejtorisë së përgjithshme për politikat rajonale të Komisionit evropian.

Siç njofton MÇE, në takimin me ministrin slloven Jevshek u diskutua për përgatitjen rrjedhëse të kryesimit të Maqedonisë së Veriut me EUSAIR-in dhe për mbështetjen në kuadër të projektit të ri Facility Point.

Vëmendje e veçantë iu kushtua shkëmbimit të eksperiencave në fushën e bashkëpunimit territorial evropian dhe menaxhimit të programeve Interreg, si pjesë e përgatitjeve më të gjera për shfrytëzimin e fondeve të kohezionit dhe atyre strukturore të BE-së në të ardhmen.

Në takimin me Zhill Kitell u shqyrtuan të gjitha aspektet lidhur me kryesimin e ardhshëm të Maqedonisë së Veriut me EUSAIR-in, rrjedhën e përgatitjeve, koordinimin me palët e interesuara dhe mbështetjen nga Komisioni Evropian.

Për më tepër u hapën çështje lidhur me shfrytëzimin e resurseve financiare dhe njerëzore të disponueshme, si dhe nevojën nga planifikim i mëtejshëm për realizimin efektiv të prioriteteve në kuadër kryesimit.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More