Ministri Toshkovski realizoi takim pune me ambasadorin e Republikës së Francës, H.E. Kristof Le Rigoler

nga D V

Shkup, 7 tetor  – Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski sot ka realizuar takim pune me ambasaorin e Republikës së Francës, H.E. Kristof Le Rigoler.

MPB kumtoi se në takim theksi i bisedës ishte në bashkëpunimin e përbashkët në projektet tani më të pranuara dhe të miratuara më së shumti në formën e trajnimeve tematike dhe profesionale me qëllim të përparimit të kapaciteteve të Ministrisë nga fusha e luftës kundër tregtisë me narkotikë, krimit të organizuar, flukseve migruese, kontrollit të kufirit, luftë kundër organizatave kriminale për kontrabandimin e migrantëve, etj.

Ministri Toshkovski i theksoi prioritete të cilat i ka Ministria e Punëve të Brendshme si lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, dixhitalizimi i proceseve, planifikimi i reformave dhe u konfirmua se përparimi i bashkëpunimit policor ndërmjet dy vendeve është i një rëndësie të madhe në kontributin e përbashkët ndaj paqes, stabilitetit sit ë vendit tone poashtu edhe të rajonit.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More