Ministri Tripunovski nënshkroi marrëveshje me Drejtorinë për Çështje Hidrometeorologjike për shfrytëzimin e mbështetjes financiare prej 1.000.000 denarë

nga D V

Shkup, 21 tetor – Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Cvetan Tripunovski, sot me drejtorin e Drejtorisë për Çështje Hidrometeorologjike, Igor Llazarovski nënshkruan Marrëveshje për shfrytëzimin e mbështetjes financiare për sanimin e qendrave të radarëve dhe stacioneve meteorologjike për mbrojtjen e pajisjeve dhe përmirësimin e kushteve të punës së punëtorëve në vlerë prej 1.000.000 denarë.

Siç kumtoi MBPEU, me këtë shumë prej një milion denarë, mbështetja e përgjithshme e DPHM-së nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave gjatë vitit arrin në 13 milionë denarë.

Mbështetja financiare ndahet në vlerë prej 100 për qind të vlerës për sanimin e qendrave të radarit dhe stacioneve meteorologjike për mbrojtjen e pajisjeve dhe përmirësimin e kushteve të punës së punëtorëve në shumë prej jo më shumë se 1.000.000 denarë me TVSH të përfshirë.

“Qëllimi i kësaj Marrëveshjeje është sanimi dhe modernizimi i qendrave të radarëve dhe stacioneve meteorologjike. Vetëm përmes informimit të rregullt mund të paralajmërohet për fatkeqësitë e mundshme që mund të kenë ndikim të dëmshëm në bujqësi”, sqaroi ministri Tripunovski.

Ai shtoi se përmes bashkëpunimit aktiv të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave me Drejtorinë për Çështje Hidrometeorologjike, mund të kontribuojë në përmirësimin e sistemit meteorologjik në vend.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More