Ministria e Energjisë do t’i ndajë vauçerët për kondicionerë inverter për qytetarët

nga D V

Shkup, 7 nëntor – Ministria e Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale sot do të ndajë vauçerë për kondicionerë inverter. Në ndarjen në sallën sportive “Boris Trajkovski” në Shkup është paralajmëruar prania e ministres së Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale Sanja Bozhinovska.

Kjo masë, siç njoftojnë nga Ministria e Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale, ka për qëllim arritjen e synimeve të Qeverisë për mbështetjen e standardit të jetesës së qytetarëve dhe uljen e ndotjes së ajrit.

Sipas Ministrisë, gjithsej 6182 amvisëri do të marrin vauçerë. Përmes Programit për efikasitet energjetik në amvisëri fitues të vauçerit prej 23 000 denarë ose 25 000 denarë janë 4 591 amvisëri, ndërsa përmes Programit për mbrojtjen e konsumaorëtve të cenueshëm të energjisë fitues të vauçerëve në vlerë prej 30 000 denarë janë 1 591 amvisëri.

Ndarja e vauçerëve në SP “Boris Trajkovski” do të zhvillohet nga ora 9 deri në orën 17, ndërsa në Manastir në sallën sportive “Boro Çurleski” nga ora 9 deri në orën 17, ndërsa për qytetet e tjera, marrja e vauçerëve  me vlerë do të jetë  në qendrat e punësimit për çfarë Ministria ka lidhur memorandum për bashkëpunim me APRM.

Për qytetarët që nuk do të mund t’i marrin vauçerët në datën e caktuar, ofrohet fleksibilitet shtesë – vauçerët mund t’i marrin deri në fund të muajit në ambientet e Ministrisë së Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More