Ministria e Financave: Një intervistë e rreme e ministres Dimitrieska Koçoska po shpërndahet në rrjetet sociale

nga Xh M

Shkup, 21 janar – Ministria e Financave informon se sot në rrjetet sociale është shpërndarë një lajm i rremë ku transmetohet intervistë e rreme e ministres së Financave Gordana Dimitrieska Koçoska, për të cilën është përdorur logoja e televizionit Kanal 5.

“Bëhet fjalë për një përmbajtje të krijuar të pavërtetë e cila përmban informata të rreme, qëndrime të pasakta dhe fotografi të ndryshuara, ndërsa i referohet një lloj sistemi të ri për rimbursimin e taksave”, qëndron në kumtesën e Ministrisë së Financave.

Nga atje sqarojnë se bëhet fjalë për përmbajtje që nuk ishte nga Ministria e Financave dhe për të njejtën është ngritur kallëzim në Ministrinë e Punëve të Brendshme.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More