Ministria e Financave paguan këstin e parë nga huamarrja hungareze

nga Xh M

Shkup, 11 prill – Ministria e Financave i transferoi Bankës për Zhvillim nga buxheti qendror këstin e dytë të mjeteve nga kredia hungareze për të mbështetur kompanitë vendase.

Siç informojnë nga Ministria, kësti i dytë është në vlerë prej 4,5 miliardë denarëve ose 74 milionë euro, i cili po realizohet në bazë të kërkesës së parashtruar nga Banka Zhvillimore për tërheqjen e mjeteve për projektet që tashmë janë miratuar nga bankat komerciale.

Për të mbështetur kompanitë vendase përmes kredisë hungareze të dhënë nga Qeveria me kushte të favorshme, në buxhetin e vitit 2025 janë planifikuar 250 milionë euro.

Deri më tani janë përdorur gjithsej 84.4 milionë euro dhe janë transferuar nga buxheti qendror në Bankën Zhvillimore.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More