Ministria e Kulturës: Zgjedhja e drejtorit të Filarmonisë do të jetë vetëm në përputhje me rregulloret ligjore

nga Xh M

Shkup, 3 mars  – Ministria e Kulturës dhe Turizmit sot në lidhje me protestën e të punësuarve në Filarmoninë e  Maqedonisë njoftoi se zgjedhja e drejtorit të këtij institucioni do të bëhet vetëm në përputhje me rregulloret ligjore.

Nga Ministria informojnë se Komisioni për selektimin e kandidatëve për zgjedhjen e drejtorit të   Filarmonisë, në përputhje me Ligjin për Procedurën e Përgjithshme dhe Administrative (LPPA), ka dorëzuar kërkesë tek pjesëmarrësit në konkurs për sqarime shtesë lidhur me dokumentacionin e dorëzuar, që ka qenë praktikë në procedurat e kaluara për zgjedhjen e drejtorit të  Filarmonisë.

“Ministria hedh poshtë pretendimet e bëra në protestën e sotme. U bëjmë thirrje punonjësve dhe mbarë publikut që të ketë besim në procesin institucional, i cili zbatohet vetëm në përputhje me ligjin”, theksojnë në kumtesë.

Të punësuarit në Filarmoninë e Maqedonisë sot kanë mbajtur protestë para Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit, pasi dyshojnë për departizim të mundshëm për zgjedhjen e drejtorit të këtij institucioni.

Protesta e të punësuarve të Filarmonisë së Maqedonisë vjen pasi paraprakisht zëvendëskryeministri dhe ministër  i Mjedisit Jetësor, Izet Mexhiti,  në një intervistë për “24 Vesti” ka theksuar se gjatë ndarjes së funksioneve drejtuese nëpër institucione, VLEN ka marrë Filarmoninë dhe se drejtor do të jetë Mustafa Imeri.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More