Ministria e Mbrojtjes në Shqipëri: Situata e zjarreve nën kontroll, 11 nga 14 vatra janë shuar

nga D. V.

Ministria e Mbrojtjes së Shqipërisë ka njoftuar se pas ndërhyrjeve intensive në disa qarqe të vendit, situata e zjarreve paraqitet më e qëndrueshme dhe nën kontroll.

Në njoftim thuhet se nga 14 vatra të raportuara, 11 janë shuar, ndërsa 2 vatra janë ende aktive, por po menaxhohen nga forcat zjarrfikëse dhe Forcat e Armatosura.

“1 vatër mbetet nën monitorim të vazhdueshëm, pa rrezik për banesa apo komunitetet përreth. Zona më e prekur mbetet Akërnia (Vlorë), ku ndërhyrja nga toka dhe ajri ka stabilizuar ndjeshëm situatën.  Helikopteri i Emirateve të Bashkuara Arabe vijon operacionet nga ajri”, bëhet e ditur në komunikatë.
Gjithashtu, thuhet se në  terren janë angazhuar dhjetëra forca për garantimin e sigurisë dhe mbylljen përfundimtare të vatrave.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More