Ministrja austriake e Punëve të Jashtme Majnl-Rajsinger në Shkup

nga D. V.

Shkup, 16 maj – Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski sot do të jetë nikoqir i ministrs së Punvëe të jashtme të Republikës së Austrisë, Beate Majnl-Rajsinger.

Siç informon MPJdheTJ, pas pritjes së paraparë zyrtare Mucunski dhe Manjl-Rajsinger do të kenë takim tet-a-tet, ndërsa më pas do të pasojë edhe takimi bilateral mes dy delegacioneve. Në fokus të bisedimeve do të jetë avancimi i marrëdhënieve bilaterale, riafirmimi i mbështetjes austriake për integrimin e vendit në Bashkimin Evropian, si dhe këmbimi i mendimeve për çështje kyçe rajonale, evropiane dhe globale.

Pas takimeve është paralajmëruar edhe konferencë e përbashkët për shtyp.

Sipas MPJdheTJ, kjo është vizita e parë e Majnl-Rajsinger në vendin tonë pas marrjes së funksionit ministre e Punëve Evropiane dhe Ndërkombëtare e Republikës së Austrisë më 3 mars 2025.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More