Ministrja e Financave në takim me drejtorët e DAP-it dhe Doganës

nga D V

Shkup, 2 korrik – Ministrja e Financave Gordana Dimitrieska-Koçoska sot realizoi takim pune me drejtorët e sapoemëruar të Drejtorisë së të Ardhurave Publike, Elena Petrova dhe të Drejtorisë Doganore, Boban Nikollovski.

Në takim, siç informon Ministria e Financave, u konstatua se më e rëndësishme është ngritja e kapaciteteve institucionale, investimi në kapitalin njerëzor dhe dixhitalizimi i proceseve.

“Ky është takimi i parë që realizojmë me personat e parë të DAP-it dhe Doganës si institucione kryesore në arkëtimin e të ardhurave në Buxhet. Po vendosim bazat e punës dhe mënyrën e bashkëpunimit të ndërsjellë për t’i arkëtuar me efikasitet të ardhurat dhe për t’i menaxhuar me efikasitet paratë e qytetarëve”, theksoi ministrja e Financave, Dimitrieska-Koçoska.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More