Ministrja Janevska dhe ambasadorja Ulman do ta vizitojnë kompaninë “Rontis” në Veles

nga D V

Shkup, 19 dhjetor – Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska së bashku me ambasadoren e Zvicrës, Veronik Ulman, drejtorin ekzekutiv të Odës Ekonomike, Antoni Peshev dhe liderin e ekipit të projektit “Arsim për punësim”, Krut Vutrih sot do ta vizitojnë kompaninë “Rontis” në Veles.

Siç njoftojnë nga MASH-i, qëllimi i vizitës është kontrollimi në realizimin e mësimit praktik që kjo kompani organizon për disa nga nxënësit e dy klasave në shkollat ​​e mesme profesionale të qytetit.

Sipas Odës Ekonomike, vizita është në drejtim të vazhdimit të mbështetjes në të mësuarit përmes punës në kompani dhe ngritjen e cilësisë së trajnimeve praktike, me qëllim ruajtjen e vazhdimësisë së regjistrimeve në shkollat ​​e mesme profesionale për shkak të krijimit të kuadrove me aftësi praktike që do t’i përgjigjen nevojave të tregut. Gjatë vizitës që e organizon Oda Ekonomike, do të shihet trekëndëshi i lidhur – nxënës – mentor në kompani – mësimdhënës, që është themelore për realizimin cilësor për trajnim praktik.

Fabrika e pajisjeve mjeksore RONTIS në Veles, do të bashkëpunojë me shkollën fillore të Velesit QRAAP Kole Nedelkovski.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More