Ministrja Janevska në ngjarje kushtuar transformimit digjital të universiteteve shtetërore

nga D V

Shkup, 9 tetor – Në hapësirat e INNO FEIT sot në organizim të Forumit për ndryshime arsimore dhe platforma për digjitalizim të universiteteve shtetërore #DigiU, do të mbahet ngjarje me titull “Rruga drejt transformimit digjital të universiteteve shtetërore – Dialog ndërmjet institucioneve kompetente, universiteteve dhe kuvendeve studentore”.

Qëllimi i ngjarjes, siç kumtuan organizatorët, është t’i mbledhë rektorët e të gjitha universiteteve shtetërore, përfaqësuesit e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, Komisionin për Arsim dhe Shkencë pranë Kuvendit, si dhe përfaqësues të kuvendeve studentore, për të diskutuar së bashku për sfidat e digjitalizimit dhe të propozojnë rekomandime për përshpejtimin e këtij procesi.

Në tryezën e rrumbullakët me temën “Rruga drejt transformimit të Universiteteve shtetërore”, është njoftuar pjesëmarrja e Blendi Hodait, përfaqësues i #DigiU dhe drejtor ekzekutiv i FECH, Vesna Janevska, ministre e Arsimit dhe Shkencës, Dejan Mirakovski, rektor i UGD Shtip, Biljana Angelova rektore e USHCM Shkup, Izet Zeqiri, rektor i UNT Shkup, Igor Nedellkovski, rektor i USHKO Manastir, pastaj Dijana Ilievska, deputete dhe anëtare e Komisionit për Arsim dhe Shkencë, Aleksander Nikollovski, kryesues i Organit studentor nacional, si dhe Aleksandar Karatosho, përfaqësues i #DigiU.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More