Miratohet apanazha për Shaqirin, Mariçiqin dhe Bajramin

nga Xh M

Shkup, 4 korrik – Komisioni i Kuvendit për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve, sot, në kuadër të seancës së 3-të, me 10 vota “për” dhe një “kundër” i ka mbështetur kërkesat e Bojan Mariçiqit, Jeton Shaqirit dhe Naim Bajramit për të marrë apanazhë pas ndërprerjes së marrëdhënies së punës.

Asnjë nga anëtarët e Komisionit nuk kërkoi fjalë, për shkak se pika është vendosur menjëherë në votim dhe u miratua.

Kryetari i Komisionit, Gjorgjija Sajkovski, para mbylljes së seancës, kumtoi se i ka nënshkruar vendimet për pagat e deputetëve, mandati i të cilëve është verifikuar nga Kuvendi. Ai tha se janë nënshkruar vendimet për mospërputhshmëri të pozitës së deputetit me postin e kryeministrit apo ministrit, vendimet për ndërprerjen e së drejtës për pagë pas përfundimit të postit të deputetit të Igor Janushevit, Hristijan Mickoskit dhe ministrave të zgjedhur, si dhe vendimet për pagat e deputetëve të zëvendës kryeministrave, Izet Mexhiti, Aleksandar Nikollovski, Ljupço Dimovski, Ivan Stoiljkoviq dhe Arben Fetai.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More