Miratohet Rregullorja që eliminon procedurën e rivlerësimit për personat e verbër

nga D. V.

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka bërë të ditur se Rregullorja për Funksionimin e Komisionit Mediko-Social është miratuar, duke përfshirë disa ndryshime të rëndësishme.

Ministria e Financave njofton se ndër ndryshimet që janë bërë është edhe eliminimi i procedurës së rivlerësimit për personat e verbër.

“Rregullorja për Funksionimin e Komisionit Mediko-Social është miratuar, duke përfshirë disa ndryshime të rëndësishme, ndër to eliminimin e procesit të rivlerësimit, një kërkesë kyçe e komunitetit; rregullimin e procedurës së aplikimit për njohjen e statusit të personit të verbër dhe përmirësimin e kritereve dhe procedurave ekzistuese”, thuhet në njoftim.

Tutje thuhet se Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka përmirësuar gjithashtu procedurat për vlerësimin e personave paraplegjikë dhe tetraplegjikë, duke mundësuar aplikimin elektronik për këtë kategori.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More