Arrestohet ish-efektivi i RENEA-s Altin Morina

nga D. V.

Burime në media konfirmojnë se është arrestuar ish-efektivi i RENEA Altin Morina. Ai ishte shpallur në kërkim me urdhër të SPAK, që prej majit të vitit 2024 në kuadër të operacionit “Revanshi”.

Morina u arrestua nga efektivë të komisariatit numër 2, ndërsa me vete iu gjet dhe një pistoletë pa leje.

Ai ndodhej nën shoqërinë e një tjetër personi në momentin e ndalimit. Ndërsa me vete iu gjet edhe një dokument, i dyshuar si i falsifikuar.

Ish-efektivi akuzohet se ka bashkëpunuar me Durim Bamin për të organizuar kultivimin e bimëve narkotike në zonën e Niklës.

Altin Morina është arrestuar edhe më herët, në mars të vitit 2023, pasi në makinën me të cilën po lëvizte iu gjetën 113 mijë euro. Më pasi ai u la i lirë nga gjykata pasi në atë kohë deklaroi se shumën e parave ia kishte marrë hua një mikut të tij biznesmen.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More