Miratohet Udhëzimi Administrativ për vitin e ri shkollor, më 1 shtator nis mësimi

nga L. M

Është miratuar Udhëzimi Administrativ për kalendarin e vitit shkollor 2025/26.

Lajmin e ka bërë të ditur ministrja në detyrë e Arsimit, Arbërie Nagavci.

“Ky udhëzim përcakton datat e fillimit dhe përfundimit të vitit shkollor në të gjitha institucionet publike dhe private, duke përfshirë nivelet e ndryshme të arsimit: nga institucionet parashkollore, shkollat fillore, klasat parafillore, shkollat e mesme të ulëta dhe të larta, deri te qendrat burimore për mësim dhe këshillim. Po ashtu, përcakton pushimet vjeshtore, dimërore, pranverore dhe festat zyrtare, duke siguruar kështu një kalendar të qartë dhe të strukturuar për të gjithë nxënësit dhe mësimdhënësit”, shkroi Nagavci në Facebook.

Kështu, viti shkollor do të fillojë më 1 shtator dhe do të përmbyllet më 19 qershor.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More