Misajllovski dhe gjenerali Lafçiski për vizitë në Komandën për operacione të Armatës së Maqedonisë së Veriut

nga Xh M

Shkup, 9 prill – Ministri i Mbrojtjes, Vllado Misajllovski, sot së bashku me shefin e Shtatëmadhorisë, gjeneral-majorin Sashko Lafçiski në kazermën e Kumanovës, “Boro Menkov” ka vizituar Komandën për operacione të Armatës së Maqedonisë së Veriut – komandë në përbërje të së cilës funksionojnë të gjitha llojet e gjinive dhe shërbimeve, kumtoi Ministria e Mbrojtjes.

Gjatë vizitës, ministri u informua për aktivitetet e Komandës, si dhe për planet e ardhshme për zhvillim. Misajllovski tha se ndihet krenar për pjesëtarët të cilët janë pjesë e Komandës dhe njësitet brenda saj, pas çka shtoi se ata janë pasqyrë e vërtetë e profesionalizmit në Armatë dhe për përkushtimin ndaj sigurisë së qytetarëve.

“Ministria do të vazhdojë të punojë me përkushtim për të mbështetur zhvillimin e Armatës, veçanërisht në procesin e modernizimit dhe pajisjes”, potencoi ministri në takimin e përbashkët.

Së bashku me ministrin Misajllovski dhe shefin e Shtatmadhorisë, gjeneralin Lafçiski, Komandën për operacione e vizituan edhe zëvndës shefi, gjenerali Azim Nuredini dhe drejtori i Shtatëmadhorisë, gjenerali Orce Jordev, të cilët i priti komandanti i komandës, gjeneral i brigadës, Mirçe Gjorgoski.

Në strukturën e Komandës për operacione funksionojnë Brigada e parë e këmbësorisë, VING-u ajror, Batalioni i Policisë ushtarake, Batalioni për lidhje, Batalioni zbulues, Batalioni e Forcave speciale dhe Çeta për mbrojtje bërthamore, biologjike dhe kimike.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More