Misajllovski merr pjesë në takimin e Grupit të Kontaktit për mbrojtje të Ukrainës në Bruksel

nga Xh M

Bruksel, 4 qershor – Ministri i Mbrojtjes, Vllado Misajllovski pasdite në Bruksel do të merr pjesë në takimin e Grupit të Kontaktit për mbrojtje të Ukrainës në Bruksel, me të cilin kryesojnë kolegët e tij nga Britania e Madhe dhe Gjermania, Xhon Hejli dhe Boris Pistorius.

Grupi i Kontaktit për mbrojtje të Ukrainës, i njohur edhe si grupi Ramshtajn, është aleancë prej 57 vendeve – të gjithë 32 anëtarët e NATO-s dhe 25 vende të tjera – plus Bashkimi Evropian, të cilët si përgjigje ndaj pushtimit rus po e mbështesin Kievin me dërgimin e pajisjeve ushtarake.

Në takim do të merr pjesë dhe ministri ukrainas i Mbrojtjes, Rustem Umerov.

Takimi i Grupit të Kontaktit mbahet para takimit të nesërm të ministrave të mbrojtjes së NATO-s, në të cilën është planifikuar të diskutohet për objektivat e reja të Aleancës për përforcimin e parandalimit dhe mbrojtjes, rritjen e investimeve në mbrojtje, mbështetjen për Ukrainën dhe përgjigjen bërthamor.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More