Misajllovski në Bruksel në takimet e Këshillit Veriatlantik në nivel të ministrave të Mbrojtjes

nga D V

Shkup, 12 shkurt – Ministri i Mbrojtjes Vllado Misajllovski sot dhe nesër në Bruksel do të marrë pjesë në takimet e Këshillit Veriatlantik të NATO-s, në nivel të ministrave të Mbrojtjes. Siç njoftuan nga Ministria e Mbrojtjes, sot ministri Misajllovski do të marrë pjesë në takimin e Kontakt-grupit për Ukrainën, për herë të parë të udhëhequr nga Mbretëria e Bashkuar.

Gjatë ditës së nesërme, ministri Misajllovski së bashku me kolegët – ministra të mbrojtjes nga vendet aleate do të marrë pjesë në takimin e Këshillit Veriatlantik të NATO-s, ku do të bisedohet për një gamë të gjerë temash nga përforcimi i mbrojtjes së Aleancës dhe qëllimeve të parandalimit dhe aftësive, deri te investimet në mbrojtje dhe përforcim të industrisë mbrojtëse.

Siç qëndron në kumtesën e MM-së, takimet do të përfundojnë me takim jozyrtar të Këshillit NATO-Ukrainë, ku përveç aleatëve do të marrë pjesë edhe përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More