Misajllovski në NATO: Ballkani duhet të mbetet i qëndrueshëm dhe i sigurt

nga D. V.

Shkup, 15 tetor – Ministri i Mbrojtjes, Vllado Misajllovski, po merr pjesë në takimin e ministrave të mbrojtjes të NATO-s. Në fokus të diskutimeve janë forcimi i kapaciteteve mbrojtëse, rritja e investimeve në siguri dhe zbatimi i vendimeve të Samitit të Hagës.

Misajllovski theksoi se Ballkani Perëndimor duhet të mbetet zonë paqeje dhe stabiliteti, duke nënvizuar kontributin e Maqedonisë në misionin KFOR-it në Kosovë dhe në forcat shumëkombëshe të NATO-s në Bullgari, Rumani dhe Letoni.

Shtoi se ushtria e Maqedonisë po modernizohet me ritme të shpejta dhe se vendi ka strategji të qartë për rritjen e investimeve në mbrojtje dhe siguri. Në margjinat e takimit, u mbajt edhe seanca e posaçme NATO–Ukrainë, ku u konfirmua mbështetja afatgjatë për Kievin.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More