Misajllovski për vizitë në Brigadën e parë të këmbësorisë

nga Xh M

Shkup, 25 korrik – Ministri i Mbrojtjes Vllado Misajllovski sot së bashku me zëvendës kryeshefin e Shtatmadhorisë, gjeneral-majorin Azim Nuredini dhe gjeneralin e brigadës Mirçe Gjorgoski ishin për vizitë në Brigadën e parë të këmbësorisë, grushti goditës i Armatës.

“Ministri Misajllovski në takimin me komandantin e 1. brk, gjeneralin e brigadës Sashko Lafçiski dërgoi falënderim të sinqertë te pjesëtarët e Armatës të cilët janë përfshirë në shuarjen e zjarreve nga toka dhe ajri dhe tha se do të bëjë përpjekje maksimale që çdo ushtar, nënoficer dhe oficer të pajiset ashtu siç i ngjan një Armate të NATO-s”, kumtoi Ministria e Mbrojtjes.

Gjatë vizitës është kryer brifing për misionet, detyrat dhe planet për modernizimin dhe zhvillimin e 1.brk dhe për aktivitetet të realizohen përmes kësaj komande.

Ministri Misajllovski theksoi se Armata sipas misionit të saj dhe detyrave duhet gjithmonë maksimalisht të jetë e gatshme në kryerjen e obligimit të saj kushtetues, por edhe gjatë pjesëmarrjes në misionet dhe operacionet paqësore të udhëhequra nga NATO, BE dhe KB.

“Fillimisht duhet të fokusohemi në zgjidhjen sistematike të sfidave së bashku me Shtatmadhorinë, para se gjithash në sigurimin e pajisjes adekuate, që plotësisht do të kontribuojë për përmirësimin e aftësive dhe mundësive për plotësimin e qëllimeve të kapaciteteve të NATO-s”, plotësoi Misajllovski.

Në suaza të vizitës është prezantuar një pjesë e pajisjes dhe automjeteve me të cilat disponon 1. brk.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More