Miteva: Qeveria e LSDM-së dhe BDI-së ka ndarë 100 milionë euro pa kritere të qarta

nga D V

Shkup, 24 shtator –  OBRM-PDUKM-ja akuzon LSDM-në dhe BDI-në për keqmenaxhim të 100 milionë eurove që sipas tyre kanë përfudnuar në persona të afërt me pushtetin e kaluar.

Nga OBRM-PDUKM thonë se përmes programit të Qeverisë për masat për ballafaqim me krizën Kovid-19 janë paguar mjete në vlerë mbi 6 miliardë denarë pa kritere të përcaktuara lidhur me përzgjedhjen e institucioneve dhe shumën e aprovuar financiare të pakthyeshme.

“Ndërtimi i Qendrës Klinike të re në Shkup me një projekt të braktisur në vitin 2017 do t’i kushtonte shtetit 120 milionë euro. Por, qeveria e LSDM-së dhe BDI-s ka shpërndarë para sa për një qendër klinike në mënyrë të dyshimtë për një vit.

“Të dhënat e Revizionit janë edhe më shqetësuese në vazhdim, respektivisht ata thonë se në ndarjen e 100 milionë eurove, 33 për qind e pranuesve të mjeteve nuk kanë dorëzuar raport për realizmin e aktiviteteve në Qeveri, që nënkupton qeveria në përgjithësi nuk ka pasur qasje ku kanë përfunduar 33 milion euro nga shuma e përgjithshme 100 milionë, që i ka ndarë pa kritere të qarta”, tha Marija Miteva nga OBRM-PDUKM.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More