Mitrevski: Qeveria po negocion me kryetar jolegjitim të LSM-së, Prokuroria të reagojë

nga D V

Shkup, 6 mars – Qeveria dhe institucionet duhet menjëherë të ndërpresin negociatat me Sllobodan Trendafilovin i cili në mënyrë jolegjitime paraqitet si kryetar i LSM-së, ndërsa Prokuroria të fillojë procedurë pas zërave se ka falsifikuar dokumentet, rrejshëm është paraqitur si përfaqësues i saj dhe ka nënshkruar dokumente për thirrje të kongresit ku kinse është zgjedhur, tha sot Zhivko Mitrevski.

Mitrevski, i cili në shkurt të këtij viti e zbardhi aktgjykimin e Gjykatës Themelore Civile – Shkup pas padisë se është shkarkuar në mënyrë kundërligjore, thotë se është ende kryetar i LSM-së dhe kërkon që të regjistrohet në Regjistrin qendror.

Ai sot në një konferencë për media theksoi se edhe Regjistri qendror ka vepruar në kundërshtim me ligjin mbi procedurën për shkarkimin e tij nga pozita e njeriut të parë në LSM, ndërsa këtë e ka bërë edhe Tanja Çoçorovska Ilievska edhe pse ishte këshilltare për drejtësi në kabinetin e ish kryeministrit Zoran Zaev. Për këto arsye, Mitrevski kërkon dorëheqje të parevokueshme të Çoçorovska Ilievskës nga pozita aktuale – anëtare e Këshillit gjyqësor.

Sipas Mitrevskit, për shkak të udhëheqësisë aktuale, LSM për herë të parë është vënë në situatë për të dëshmuar përfaqësimin e saj dhe është miratuar një ligj katastrofik për pagën minimale.

Mitrevski tha se derisa ka qenë kryetar në llogarinë e LSM-së ka pasur mbi 650 mijë euro, ndërsa për momentin, njëra nga ndërmarrjet brenda Sindikatës nuk mund t’u sigurojë paga punëtorëve.

“Qeveria dhe të gjitha institucionet e tjera për momentin janë duke negociuar me një kryetar jolegjitim dhe të vetëshpallur të LSM-së. Ministria e Ekonomisë e cila është kompetente dhe i ka të gjitha dokumentet, duhet menjëherë të veprojë dhe të anulojë vendimet për regjistrimin e Trendafilovit si kryetar i LSM-së. Gjetjet e fundit konfirmojnë se ai ka falsifikuar, është prezantuar në mënyrë të rrejshme si përfaqësues dhe ka nënshkruar dokumente për të thirrur kongres në të cilin kinse është zgjedhur. Regjistrimi i tij si person për përfaqësim dhe autorizim është bërë më 17 korrik 2023 në Regjistrin qendror dhe ka mbajtur kongres më 30 qershor, gjë që tregon se e gjithë procedura është jolegjitime. Konform ligjit, asnjë person i cili nuk është kryetar apo ushtrues detyre kryetar nuk mund të thirr kongres. Si ka thirrur Trendafilovi kongres kur nuk ka qenë as kryetar as u.d kryetar”, ka thënë Mitrevski.

Sipas tij, ekzistojnë dy zgjidhje sipas të cilave Trendafilov është refuzuar nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale duke qenë se nuk i ka plotësuar kushtet për të qenë kryetar, ndërsa akuzoi gjithashtu se në LSM është kryer “grabitje e madhe”.

“Përndryshe, bëhet fjalë për vjedhje të fondeve të mëdha pas shkarkimit tim. Në llogarinë e LSM-së kanë pasur mbi 650 mijë euro, ndërsa për momentin njëra nga kompanitë në kuadër të LSM-së nuk mund të sigurojë paga apo paguan paga në kufirin e minimales. Parashtrohet pyetja se ku kanë shkuar mjetet. Është cinike dhe ironike të flasësh për paga të larta, ndërkohë që punëtorëve t’u jepen paga minimale”, theksoi Mitrevski.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More