Mjegull e mëngjesit dhe erë nga drejtimi perëndimor dhe veriperëndimor

nga D. V.

Shkup, 15 janar – Në vend sot do të mbisundojë mot me diell me vranësira të vogla lokale deri në mesatare. Nëpër disa lugina do të ketë kushte për paraqitje të mjegullës së mëngjesit. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga drejtimi perëndimor dhe veriperëndimor. Temperatura minimale do të jetë në interval prej minus 6 deri në minus 1, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 7 deri në 14 gradë.

Në Shkup, në orët e mëngjesit në disa pjesë të luginës do të ketë kushte për paraqitje të mjegullës. Gjatë ditës moti do të jetë me diell dhe i qetë me vranësira të vogla. Temperatura minimale do të bie në minus 5, ndërsa maksimalja do të arrijë 9 gradë.

Të premten do të mbajë mot i qëndrueshëm dhe më i ngrohtë me kushte për paraqitje të mjegullës së mëngjesit nëpër lugina. Në ditët e fundjavës do të ketë vranësira të mëdha dhe reshje të përkohshme lokale të shiut, ndërsa në pjesët malore të borës. Temperatura e ditës sërish do të jetë në rënie.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More